Sot mblidhet Kuvendi, pa demarkacion në rend dite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet Kuvendi, pa demarkacion në rend dite

    Insajderi
    07 July 2016 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet sot. Deputetët e saj, të paktën sipas rendit zyrtar të ditës, nuk do të kenë si pikë diskutimi çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

    Në të njëjtën kohë, presioni ndërkombëtar dhe ai i liderëve vendorë në pozitë është në rritje, të cilët kërkojnë që marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të shkojë sa më shpejtë për ratifikim në Kuvend.

    Kjo për shkakun se mosplotësimi i këtij kriteri e rrezikon seriozisht procesin e liberalizimit të vizave.

    Ndërkaq, kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur ditë më parë ka përcaktuar rendin e ditës, ku ndër tjera është paraparë të shqyrtohet Projektligji nr. 05/L-108 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016; shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore; shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës; emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës; zgjedhja e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës; zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit; shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015; shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015; shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015; shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.

    Seanca fillon nga ora 10:00./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark