×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit

    Insajderi
    04 May 2021 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, hera e parë kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit.

    Seanca do të nisë nën drejtimin e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe në të do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Ilir Meta.

    Në rendin e ditës të firmosur nga Ruçi nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës por kjo nuk e përjashton që të futet në rend të ditës nga seanca plenare.

    Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Sot, kjo procedurë ka nisur pas luftës që Meta hapi ndaj SHBA-së dhe ambasadores Yuri Kim, si edhe daljes së tij totalisht nga roli i kreut të shtetit dhe përfshirjes së tij në fushatë në shkelje të Kushtetutës, asaj që Meta përbetohet se po e mbron me gjak dhe dinjitet, shkruan TopChannel.

    Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark