376 kandidatë janë pretendentë për të fituar Çmimin Nobel për Paqe i cili ndahet sot në ora 11:00.
Në mesin e 228 individëve të nominuar dhe 148 organizatave, është kandidat edhe veprimtari nga Kosova Adem Demaçi.
Por pretendent për të fituar janë diplomatët që negociuan marrëveshjen bërthamore të Iranit, aktvistja ruse për të drejtat e migrantëve dhe gruaja Yazidi që është mbajtur si skllave nga Shteti Islamik.
Në rast se fitojnë diplomatët për marrëveshjen e Iranit atëherë Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu i tij iranian Javad Zarif, mund të jenë fitues të këtij çmimi.
Por me fokusin në miliona refugjatë dhe migrantë që po ikin nga lufta në Siri, Afganistan dhe vende të tjera, aktivistët që mbrojnë të drejtat e tyre po konsiderohen si fitues potencial të këtij çmimi.
Njëra nga ta është aktivistja ruse Svetlana Gannushikna, e cila për dekada ka punuar për çështjen e refugjatëve dhe migrantëve.
Banorët e ishujve grek, që kanë pranuar mijra refugjatë që arrinin me anije nga Deti Egje gjithashtu janë nominuar. Po ashtu të nominuar janë edhe vullnetarët e Helmetave të Bardha, të cilët po shpëtojnë civilët në Siri, të cilët përditë përballen me bombardime./Insajderi.com