Pas tërmetit shkatërrues i cili dje e rrënoi qytetin e Petrinjes dhe vendet përreth në Kroaci, toka në atë rajon edhe më tutje vazhdimisht po dridhet.
Sipas informatave të Shërbimit Sizmologjik të Kroacisë, sot në mëngjes, në orën 6:15, 6:26 dhe 6:29 sizmologët kanë regjistruar tri tërmete të fuqishme me epiqendër në afërsi të Petrinjes.
Magnitudat e tërmeteve ishin 4,7; 4,8 dhe 3,9 ballë sipas shkallës së Richterit, ndërsa intenziteti në epiqendër ishte VII, VII dhe VI shkallë sipas EMS.
Këto tërmete ishin më të dobëta prej tërmetit të djeshëm prej 6,3 ballëve të Richterit në Petrinje.
Shefja e Shërbimit Sizmologjik Ines Ivançiq ka thënë për Radio Kroacinë se këto tërmete mund të shkaktojnë dëmtime shtesë nëpër objekte të cilat janë goditur në tërmetin e djeshëm në rajonin e Sisakut, Petrinjes dhe Glinës. Ajo ka theksuar se më pas ka pasur madje rreth 30 dridhje me të forta se 3 shkallë.
Sipas të dhënave të gjertanishme, në tërmetin e djeshëm kanë pësuar shtatë persona./Insajderi.org.