Sot nënshkruhet marrëveshje për qasjen në fondet e BE-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nënshkruhet marrëveshje për qasjen në fondet e BE-së

    Insajderi
    25 November 2016 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar nga Madagaskari drejt Brukselit ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian, takim ky i udhëhequr nga Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, njofton Zëri.

    Ndërsa delegacionin e Kosovës e udhëheq Kryeministri Mustafa.

    Takimi është i nivelit të lartë dhe i pari i këtij lloji pas hyrjes në fuqi të MSA-së në prill ndërsa të dyja palët do të raportojnë për të arriturat dhe diskutojnë një sërë çështjesh.

    Ndërsa pritet se do të nënshkruhet edhe marrëveshja për qasjen e Kosovës në fondet e BE-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark