Komuna e Prishtinës do të filloj sot me fazën e katërt të desinsektimit hapësinor.
Sipas njoftimit të komunës dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.
Ajo ka porositur qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit, të kenë kujdes të shtuar duke mbajtur dritaret e mbyllura.
“Që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë”.
Desinsektimi do të bëhet në këto lagje të Prishtinës:
E premte, 22 korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;
E shtunë, 23 korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica;
E diel, 24 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
E hënë, 25 korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;
E martë, 26 korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
E mërkurë, 27 korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh. /Insajderi.com