Kompania e prodhimit të telefonave, Huaëei, pritet që sot të lansojë telefonin e ri të mençur të quajtur P9.
Ngjarja do të zhvillohet në Londër dhe ka moton “Change the way you see the world” (Ndrysho mënyrën se si sheh botën).
Në pajisjen e re, krahas lexuesit të gjurmëve dixhitale, ka një kamera të pasme, të firmës Leica, brendi gjerman me të cilën kompania kineze ka firmosur një marrëveshje në muajin shkurt, shkruan intimes.co.uk
Ai ka edhe blicin me led, dhe lazerin me autofokusim. Po ashtu ka hapësirën për 2 kartela.
Ky telefon do të vijë në tre variante, të gjitha me sistemin operativ Android . Memoria e tij do të jetë nga 16 GB deri në 64 GB.
Çmimi i këtij telefoni do të jetë 499 dollarë./Insajderi,com