Sot pritej të merrej vendimi për rastin "Veteranët", shtyhet seanca - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritej të merrej vendimi për rastin “Veteranët”, shtyhet seanca

    Insajderi
    28 April 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë seancën në rastin “Veteranët”, ku të hënën (sot) pritej të merrej një vendim për të akuzuarit.

    Gazmend Bahtiri, gjyqtar i rastit, ka bërë të ditur se arsyeja e shtyrjes është vërtetimi i 19,500 veteranëve, për të cilët prokuroria pretendon se e morën jashtëligjshëm statusin.

    Trupi gjykues thanë se pritet të bëhet rihapja e seancës për shqyrtim gjyqësor, e më pastaj në një seancë tjetër të merret vendimi, shkruan Insajderi.

    Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

    Prezent në sallë u panë disa nga të akuzuarit.

    Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark