Sot pritet seancë e Kuvendit për të ratifikuar zgjatjen e misionit të EULEX-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot pritet seancë e Kuvendit për të ratifikuar zgjatjen e misionit të EULEX-it

    Insajderi
    15 June 2016 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot pasdite për të ratifikuar marrëveshjen për zgjatjen e mandatit për misionin ndërkombëtar të BE-së, EULEX.

    Edhe pse, të martën ishte në plan që të mblidhej kryesia e Kuvendit kjo nuk ndodhi, por pritet të ndodh sot, pas shkëmbimit të letrave ndërmjet presidentit të Kosovës dhe BE-së dhe pas pajtimit që të reduktohen fuqitë ekzekutive të EULEX-it, mëson lajmi.net

    Përderisa Kuvendi ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin, përmes të cilit, EULEX-i do të qëndroj në Kosovë edhe për dy vjet, për të mbështetur dhe asistuar institucionet kosovare, në fushën e sundimit të ligjit. Gjithashtu edhe Brukseli, një ditë më parë morri vendim për zgjatjen e mandatit të misionit të sundimit të ligjit EULEX, shkruan lajmi.net

    Arsyeja pse Kuvendi duhet të mblidhet për të ratifikuar marrëveshjen sa më shpejtë, siç mëson lajmi,.net, është sepse në nenin 20 të Kushtetutës saktësohet se vetëm në bazë të marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare mund t;iu kalohet ndonjë kompetencë shtetërore organizatave ndërkombëtare. Pastaj, mandati i EULEX-it ka përfunduar një ditë më parë, më 14 qershor.

    Kështu që nga mesnata që kemi lënë pas, EULEX ka mbetur pa kompetenca juridike dhe pa të drejtë të marrë vendime gjyqësore.

    BE-ja priste që të ratifikohej kjo marrëveshje para datës 14 qershor.

    Ndryshe, qëndrimi i EULEX-it edhe për dy vite në Kosovë është miratuar nga Qeveria dhe Brukseli, dhe EULEX do të ketë buxhetin në vlerë prej 63,6 milionë eurosh, të cilat janë të caktuara për periudhën 15 qershor 2016 deri 14 dhjetor 2016 për operacionet në Kosovë dhe deri më 14 qershor 2017 për dhomat e specializuara dhe për zyrën e specializuar të prokurorisë, njofton televizioni publik.

    Buxheti i miratuar do të mbulojë shpenzimet e EULEX-it në Kosovë, që janë të nevojshme për zbatimin e mandatit të tij në Kosovë në një nivel prej 34,5 milionë euro. 29,1 milionë euro i janë ndarë dhomave të specializuara dhe zyrës së specializuar të prokurorisë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark