Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Konjufca po akuzohet për këtë veprim gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë bashkë me partinë së cilës i përket, Lëvizjen Vetëvendosje, në periudhën kur po protestonte kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.
Në seancën e fundit të mbajtur pranë Themelores, Konjufca ka kërkuar të mbrohet në heshtje.
“I përmbahem deklarimeve të mëhershme, dua të mbrohem në heshtje”, tha ai. /Insajderi.org/