Sot shpallet verdikti për rastin e rrahjes së deputetëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shpallet verdikti për rastin e rrahjes së deputetëve

    Insajderi
    15 April 2016 - 10:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që sot të shpallë vendimin e saj në lidhje me një përleshje që kishte ndodhur në mes të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesve të Vetëvendosjes.

    Aktakuza e ngritur në Gjykatën Themelore të Prishtinës thotë se kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ish-deputeti Florin Krasniqi, deputeti Rexhep Selimi, dhe vozitësi Besart Bujupi kishin filluar një fjalosje me Bekim Haxhiun, dhe me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore sulmuan dhe goditën të Haxhiun.

    Deputeti Haxhiu në këtë rast gjyqësor është në cilësinë e të dëmtuarit.

    Përleshja në mes të deputetëve kishte ndodhur në vitin 2012 tek dera e daljes së objektit të Kuvendit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark