Sot protesta e thirrur nga PD, blindohet kryeministria. Çfarë do të ndodhë në shesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protesta e thirrur nga PD, blindohet kryeministria. Çfarë do të ndodhë në shesh

    Insajderi
    07 July 2022 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ora 19:00 do të mbledhë qytetarët në shesh për të protestuar. Protesta është thirrur nga Partia Demokratike dhe do të zhvillohet përpara kryeministrisë, kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama me moton “Shqipëria është në rrezik.”

    Selia blu ka kërkuar leje në Policinë e Tiranës për protestën nga ora 19:00 deri në 21:00.

    Kjo e fundit ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

    Përveç masave të marra nga policia, kryeministria ka blinduar dyert e godinës.

    Madje është hequr edhe kërpudha e famshme para kryeministrisë.

    PD ka bërë thirrje që në protestë të marrin pjesë qytetarët nga e gjithë Shqipëria. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark