Do të mbahet protestë gjithëpopullore sot për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë të vitit 2004.
Protesta mbahet me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj.
Protesta pritet do të fillojë në orën 11:55./Insajderi.com