Sot protestojnë punëtorët e RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestojnë punëtorët e RTK-së

    Insajderi
    06 November 2025 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) sot në orën 11:00 do të mbajë një protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së për shkak të vonesave në pagesat e punonjësve.

    Kjo sindikatë thotë se kjo është hera e dytë brenda tre muajve që punëtorët e RTK-së mbesin pa paga, duke përjetuar pasiguri ekonomike dhe duke rrezikuar funksionimin normal të institucionit.

    SPERTK thekson se protesta është e karakterit ligjor dhe jo politik, dhe i bën thirrje të gjithë punonjësve të RTK-së të marrin pjesë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtën e tyre për pagë.

    Sipas kësaj sindikate, në rast se situata nuk ndryshon, ajo paralajmëron bojkotimin e ngjarjeve publike të RTK-së si formë presioni për zgjidhjen e krizës. SPERTK gjithashtu u bën thirrje mediave të Kosovës që të mbulojnë protestën dhe të tregojnë solidaritet me punëtorët.

    Edhe dy sindikatat e Radiotelevizionit të Kosovës, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë paralajmëruar protestë të hënën më 10 nëntor, për shkak të mos-ekzekutimit të buxhetit të institucionit dhe vonesës së pagave mujore për muajin tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark