Ata përmes një njoftimi kanë treguar se nesër pritet të vendoset për ata në Komisionin për Shëndetësi.
“Presim të jetë diçka pozitive, prandaj do ta shfrytëzojmë protestën për të bërë presion që të ndahet buxhet për punësimin tonë. Të gjithë kemi më shumë se 10 vite shkollim universitar dhe ky vend, e ky popull ka investuar kaq shumë në ne dhe tani po na mohohet e drejta për t`i shërbyer këtij vendi. Shumica nga ne janë me nga 1-2-3 e më shumë vite që jemi të papunë”, thuhet në njoftim.