Sot qytetarët protestojnë kundër krimit e korrupsionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot qytetarët protestojnë kundër krimit e korrupsionit

    Insajderi
    05 August 2016 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Sot në ora 18:00 do të mbahet protesta e thirrur nga grupi i qytetarëve për të kundërshtuar krimin dhe korrupsionin nëpër institucionet  vendore, pas nisjesë së publikimit të serisë së përgjimeve të zyrtarev të lartë të PDK-së nga Gazeta Insajderi.

    Organizatorët përmes një kumtese për media kanë thënë se përmes kësaj protestë presin që “të gjithë të përfshirët në këto skandale të japin përgjegjësi politike e institucionale.”

    “Koha është që ne të protestojmë, jo pse nuk e dinim më parë atë që ndodhë, por se tani që gjithçka po shihet kaq hapur, është detyrë reagimi ynë qytetar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Protesta nis në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, nga ku protestuesit e mbledhur do të marshojnë drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës.

    Insajderi ka siguruar mbi një mijë telefonata të përgjuara të Adem Grabovcit me zyrtarë të lartë të PDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark