Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi sot raporton për herë të parë para komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.
Ai u emërua në këtë post muajin e kaluar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafa.
Emërimi i Gashit është kontestuar për shkak të lidhjeve të tij me politikën. Gashi, ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së, fillimisht si anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prishtinë, pastaj edhe këshilltar politik i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti.
Ai erdhi në krye të AKI-së u bë pas dorëheqjes së Agron Selimajt që udhëhoqi këtë agjenci. /Insajderi.com