Sot rifillojnë protestat kundër demarkacionit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot rifillojnë protestat kundër demarkacionit

    Insajderi
    27 August 2016 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën duke filluar nga ora 12, në Pejë do të mbahet protesta e parë kundër marrëveshjes se demarkacionit që kur Qeveria e Kosovës njoftoi se ka vendosur që më 1 shtator ta dërgojë atë për ratifikim.

    Pjesëmarrjen në protestë e kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, si dhe organizata të shoqërisë civile.

    Është bërë e ditur se në protestën kundërshtuese në Komunën e Pejës, do të janë gjitha komunitetet përreth, përfshirë komunat që sipas organizatorëve cenohen nga vija kufitare me Malin  e Zi.

    Një protestë tjetër është paralajmëruar për 1 shtator nga Vetëvendosje, në ditën kur pritet të votohet marrëveshja me Malin e Zi, e nënshkruar në gusht të vitit të kaluar.

    Përfaqësues të Vetëvendosje në disa raste kanë thënë se do të bëjnë çmos që të parandalojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje të cilën e konsiderojnë si të dëmshme për vendin.  Në anën tjetër, AAK  si partia e dytë më madhe opozitare ka thënë se do të tentojë që këtë marrëveshje ta pengojë përmes votës në Kuvend.

    Që nga koha kur është nënshkruar kjo marrëveshje për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja për krijimin e Asociacionit me Serbinë, partitë opozitare kanë organizuar një numër protestash.

    Në fillim të muajit gusht, ekspertë që përfaqësojnë qëndrimin e opozitës dhe ekspertët e Komisionit Qeveritar për shënjimin e vijës kufitare u ulen në një tryezë për të gjetur zgjidhje, por në të cilën vetëm u rikonfirmuan qëndrimet e njohura tash e disa muaj.  Përfaqësues të partive në pushtet kanë thënë se opozita ka krijuar kauzë fiktive lidhur me demarkacionin/Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark