Si reagim i bombardimeve të NATO-së, më 25 mars 1999 forcat serbe kishin ekzekutuar më shumë se 190 civil të paarmatosur të fshatrave Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël.
Por, edhe pse kanë kaluar aq shumë vite, institucionet e drejtësisë kanë bërë fare pak për të sjellur drejtësinë në vend.
Më 22 qershor 2020, Gjykata Themelore e Prizrenit në Kosovë kishte shpallur një ish-luftëtar serb, Darko Tasic fajtor për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në fshatin Krushë e Vogël në 1999.
Në vendimin përfundimtar, Tasic u dënua me 22 vjet burg dhe u urdhërua të paguante dëmshpërblim financiar ndaj familjes Hajdari, shtëpinë e së cilës ai kishte djegur.
Dënimi i tij u përgjysmua në dhjetor 2020 nga Gjykata e Apelit e Kosovës.