Sot shënohet Dita e Infermierëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shënohet Dita e Infermierëve

    Insajderi
    12 May 2016 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    12 Maji është Dita Ndërkombëtare e Infermiereve. Kjo ditë, mbeti për shkak të ditëlindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

    Kjo ditë me aktivitete të ndryshme po festohet çdo vit edhe në Kosovë. Fillimisht Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, organizon një tryezë me moton “Infermierët – Forcë për ndryshim – Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë”, pastaj, studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, do ta shënojnë këtë ditë në mënyrë simbolike, duke ofruar kujdes dhe shërbime medicinale falas për qytetaret e interesuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

    Kurse, Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me radhë “Ditën ndërkombëtare të infermierisë” me ç ‘rast do të ketë aksion për dhurimin e gjakut në oborrin e Komunës së Prishtinës, njofton televizioni publik.

    Përafërsisht 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermiere dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark