European Convention on Human Rights (Bosnian)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në Paris, ku do të takohet sot me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, se ky do të jetë takimi i tyre i 11-të, dhe se temat kryesore do të jenë Kosova, integrimi evropian i Serbisë dhe marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.
“Do të flasim për shumë gjëra të rëndësishme, ky është takimi ynë i 11-të. Marcon është një nga liderët më të rëndësishëm botërorë dhe një mik i sinqertë i Serbisë, dhe vizita e tij në Serbi në vitin 2019 ishte me rëndësi historike për marrëdhëniet tona, dhe që nga ajo kohë bashkëpunimi ynë politik dhe ekonomik vetëm se është rritur”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.
Ai tregoi se temat kryesore do të jenë Kosova, integrimi evropian i Serbisë, si dhe marrëdhëniet bilaterale midis Serbisë dhe Francës, ndër të cilat më të rëndësishmet janë përfitimet ekonomike.
Kur bëhet fjalë për Kosovën, Vuçiq vuri në dukje se Franca do të kryesojë me BE në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe se ai vend dëshiron që deri atëherë të arrihen rezultate të caktuara.
“Duke pasur parasysh peshën e situatës me të cilën po përballemi, nuk është aspak e lehtë, por unë do të jem shumë i sinqertë dhe i hapur kur të flas me Macron në lidhje me këtë” ka thënë Vuçiq.
Lidhur me integrimin evropian të Serbisë, Vuçiq ka thënë se ishte e rëndësishme që në fund, bazuar në propozimin që Franca i paraqiti Komisionit Evropian, të zbatohet një metodologji e re./Insajderi.org.