Sot tentativa veç e 29-të për ta bërë Haxhiun kryekuvendare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot tentativa veç e 29-të për ta bërë Haxhiun kryekuvendare

    Insajderi
    09 June 2025 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

    Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

    Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

    Lëvizja Vetëvendosje as kësaj radhe nuk duket se do të lëkundet nga kandidatja e tyre për kryetare: Albulena Haxhiu.

    Për këtë të fundit, opozita kanë thënë se nuk e votojnë, meqë s’e kanë cilësuar figurë unifikuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark