×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sot ushtarët po hanë bukë e pashtetë“ Time Kadrijaj, pas fjalimit të Kurtit:  Jemi ngi përralla kryeministër, keni vjedhë e keni sakatu

    Insajderi
    02 December 2024 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri gjatë fjalimit të tij në Kuvend “tregoi përralla”.

    “Kryeministri na tregoi përralla, jemi ngi përralla kryeministër, u dasht sot me dalë këtu me tregu çka ke bo konkretisht. Një kryeministër me fol edhe për shëndetësi, edhe për arsim, edhe për infrastrukturë tu i pas ministrat këtu. Atëherë po del që ti ministrat i ki të paaftë se po duhet me raportu ti për ministra, d.m.th barrën e krejt qeverisë e ke marrë ti”, tha ajo.

    Kadrijaj tha se Kurti ka thënë që nuk do të dialogojë me Serbinë “pa u zbardhur fati i të pagjeturve dhe pa kërku falje Serbia për krimet që janë kryer në Kosovë”.

    Ajo ia përmendi edhe rastin e Astrit Deharit.

    “Pse se zbardhët rastin për 4 vjet, plus 1 vit e gjysmë. Përkundrazi i keni zhdukë, i keni vjedhë mostrat, e keni ndjekë IML’në”, shtoi ajo.

    “Sot ushtarët po hajnë bukë e pashtetë, policia e ushtarët nuk kanë uniforma. Ti i ke degradu secilin nivel të kësaj qeverisje. Keni vjedhë edhe në subvencione e në rezerva shtetërore. Keni vjedhë e keni sakatu. S’jeni kon në gjendje një rrugë me bo”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark