Fillon sot procesi i vaksinimit të mësuesve në qarqet e Durrësit dhe Fierit në Shqipëri. Teksa vaksina po ruhet në kushtet e duhura, mjediset e përzgjedhura do të jenë palestra e salla të mëdha, të shpërndarë në të gjithë territorin, bazuar kjo edhe në protokollet e ministrisë së Shëndetësisë.
Por para marrjes së saj, shumë mësues janë shprehur skeptikë pas vendimit të disa shteteve evropiane për pezullim të procesit në lidhje me rastet e mpiksjes së gjakut te disa persona.
Vetë kompania, nëpërmjet një deklarate pohoi se rastet në fjalë nuk lidhen me vaksinën e saj.