Sot në ora 14:00 do të varrosen dy fëmijët shqiptarë, njëri 5 e tjetri 8 vjeç, që vdiqën në një aksident trafiku në Serbi, derisa ishin duke ardhur për pushime në Kosovë nga Austria.
Lajmin e bëri të ditur familja Dvorani përmes një njoftimi.
“Familja Dvorani nga fshati Terrstenik, Komuna e Drenasit njofton familjarët miqtë dhe bashkëqytetarët se varrimi i dy djemve tanë do të bëhet të martën në ora 14:00, në varrezat e fshatit Terrstenik. Muhamet A. Dvoranit – 8 vjeç dhe Mendim A. Dvorani – 5 vjeç kanë humbur jetën në një aksident në Novi Sad derisa ishin duke ardhur në vizitë në Kosovë, nga Austria”, thuhet në njoftimin e bërë nga familja.