Sanije Krasniqi, vdiq mbrëmë në moshën 67-vjeçare pas një aksidenti në trafik në fshatin Samadraxhë të Suharekës.
Sipas policisë ajoi nuk mori lëndime si pasojë e aksidentit, por dyshohet se vdiq, pasi një person i përfshirë në aksident e shtyu atë.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë tashmë edhe familjarët, të cilët përmes njoftimit mortor kanë bërë me dije se e ndjera do të varroset sot në orën 18:00 në varrezat e fshatit.
“Me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëshortja e Murat Krasniqit (Sanie Fetiu-Krasniqi) nga Samadraxha. Varrimi i të ndjerës bëhet sot më datën 30.06.2023 në orën 18:00 në varrezat e fshatit”, thuhet në njoftim.