
Sot i jepet lamtumira e fundit Amir Osmani, i riu që humbi jetën pas një vetaksidenti të ndodhur në qytetin e Pejës.
Familja ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në orën 19:00, në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me pasoja fatale që kishte ndodhur në fshatin Pavlan të Pejës.
Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti kishte ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur një person duke drejtuar veturën me shpejtësi të madhe kishte humbur kontrollin, duke dalë nga rruga.
Vetura ishte rrokullisur dhe kishte përfunduar në një fushë, ku më pas ishte përfshirë nga flakët.
Policia bëri të ditur se, përkundër përpjekjeve të ekipeve të emergjencës, shoferi nuk kishte arritur të mbijetonte.