
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të komunës së Drenasit, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, shkruan Insajderi.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:07 dhe janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, drejtuesi i motoçikletës, viktimë mashkull kosovar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të ka pësuar lëndime trupore.
Viktima e këtij aksidenti është i riu, Aldion Mulaj.
Edhe familja e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot, e premte, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik.
Njoftimi i plotë i familjes:
Të nderuar familjar dhe miq,
Në vijim të njoftimit të mëhershëm, ju informojmë se ceremonia e varrimit të të ndjerit Aldion Hajdin Mulaj do të bëhet sot, e premte, në orën 18:00, në varrezat e lagjes Mulaj, fshati Tërstenik
Me pikëllim të thellë,