Sot do të mbahen dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, një e re dhe një vazhdim i seancës së kaluar.
Sipas zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, vazhdimi i seancës së kaluar do të fillojë paradite me shtatë pika të rendit të ditës, ndërsa seanca e re do të mbahet pas përfundimit të shqyrtimit të pikave të mbetura.
Në seancën e re të rregullt, do të diskutohen katër pika të rendit të ditës, ndërsa, pikë e parë është shqyrtimi i dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Meqë në këto seanca nuk do të diskutohet për demarkacionin, nuk pritet të marrin pjesë as partitë opozitare.