Në Gjykatën Speciale sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Sipas njoftimit për media, seanca pritet të fillojë në ora 09:00..
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i 2020-ës.