Sot vazhdon shqyrtimi fillestar në rastin e Ukë Rugovës për vizat italiane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot vazhdon shqyrtimi fillestar në rastin e Ukë Rugovës për vizat italiane

    Insajderi
    18 January 2017 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të vazhdoj shqyrtimi fillestar në rastin e vizave italiane ku të akuzuar janë ish-deputetit Ukë Rugova, ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) Astrit Haraqija dhe 18 persona të tjerë.

    Javën e kaluar është mbajtur seanca e parë në të cilën të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, me përjashtim të tre të akuzuarit që kishim munguar. Liridona Beqiri, Hasan Shaqiri dhe Haxhi Islami, pritet që sot të deklarohen rreth pranimit apo mos pranimit të fajësisë për veprat penale me të cilat ngarkohen, shkruan Betimi për Drejtësi.

    Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngarkon Ukë Rugovën se gjatë periudhës maj 2011 deri në shkurt 2014 ka menaxhuar një grupi kriminal duke furnizuar individë me viza shengen të BE-së, nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

    Të gjitha këto viza supozohet se janë marrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet shtrembërimit apo korrupsionit. Ndërsa një dispozit tjetër e aktakuzës ngarkon Rugovën edhe për veprën penale posedim i pa autorizuar i armëve ku në rezidencën e tij janë gjetur një pistoletë dhe dy karikator.

    Gazeta Insajderi ka filluar publikimi e serisë ‘Dosja Grande’ përmes së cilës sjell detaje të aktakuzës si  dhe përgjime të të akuzuarve.

    Në serinë e katërmbëdhjetë, Insajderi ka sjellë bisedat e përgjuara telefonike që tregojnë për synimin e madh biznesor të grupit të udhëhequr nga Ukë Rugova. Ata synonin që ta konkurronin Bechtel-Enkan, në tenderin 600 milionësh të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Han i Elezit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark