Sot zgjedhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot zgjedhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut 

    Insajderi
    28 January 2024 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Maqedoni të Veriut sot do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar.

    Ai do të jetë Talat Xhaferi, i cili do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

    Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnate pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike, raporton RTSH.

    Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

    BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.

    Në sallën e Kuvendit do të jetë e pranishme edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, po ajo paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike.

    Kjo është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark