Sot zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj, kaq është pjesëmarrja deri tani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sot zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj, kaq është pjesëmarrja deri tani

    Insajderi
    14 May 2023 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot mbahen zgjedhjet vendore në Shqipëri, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj.

    Këto zgjedhje u paraprinë nga një situatë e pazakontë politike kur opozita ishte e përçarë dhe socialistët të vetëm kërkojnë rikonfirmimin në pjesën më të madhe të bashkive.

    Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik dhe rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.  Janë 3.650.550 zgjedhës me të drejtë vote, ndërsa 122.545 janë votues për herë të parë.

    Pjesëmarrja deri tani 1.29 përqind.

    Në Gjirokastër ka probleme në mbi 20 qendra me pajisjen.

    Në Libohovë në 4 qendra dhe në Telepelenë në 4 qendra, në Memaliaj në 3 qendra, në Dropull në 10 qendra.

    Gjithashtu ka edhe shumë qendra ku nuk është paraqitur operatori.

    Përveç problemeve me pajisjet elektronike, në qytetin e Kukësit problematikë në procesin e votimit është bërë edhe mungesa e energjisë elektrike.

    Në Shijak procesi i votimit ka nisur me vonesë në një pjesë të Qendrave të Votimit.

    Në 2 qendra të fshatit Vllazërim nuk ka nisur ende pasi po bëhet procesverbal për ndryshimin e vëzhguesve./tch


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark