Sot zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit të BE-së, favorit janë dy italianë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sot zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit të BE-së, favorit janë dy italianë

    Insajderi
    17 January 2017 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligjvënësit e BE-së po votojnë sot për zgjedhjen e presidentit të ri të Parlamentit Evropian, më saktë pasardhësin e Martin Schulz, i cili po largohet nga Brukseli pasi dëshiron të kthehet në politikën gjermane.

    Deri më tash nuk ka vetëm një kandidat favorit, për çka dhe pritet që votimi të mbahet në disa raunde. Një nga shtatë kandidatët është tërhequr krejt në fund të garës.

    Gjatë viteve të kaluara, Partia Popullore Evropiane e qendrës së djathtë, (EPP) dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve e qendrës së majtë, e kanë ndarë presidencën duke përkrahur kandidatët e njëra tjetrës, për dy vjet e gjysmë secili.

    Kësaj radhe, EPP dëshiron që kandidati i saj, Antonio Tajani nga Italia të zgjidhet president i Parlamentit të BE-së, derisa grupi i majtë dëshiron që Gianni Pittella, gjithashtu nga Italia, të zgjidhet në atë post.

    Fituesi në fillim duhet të marrë shumicën e thjeshtë të zgjidhet presidenti i Parlamentit Evropian. Ndërkaq, nëse shkohet deri në raundin e katërt, kandidati me më shumë vota fiton.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark