Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka miratuar agjendën e intervistimit dhe votimit të kandidatëve të cilët i kanë plotësuar kushtet për konkurrim për pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas konkursit të datë 24/10/2022.
Intervistimi i kandidatëve do të bëhet sot me fillim prej orës 10:00, në sallën e senatit të UP-së.
Sipas një njoftimi të UP-së, pas intervistimit të kandidatëve, do të bëhet edhe votimi për zgjidhjen e rektorit.
“Në frymën e zotimit për transparencë të plotë ndaj çdo faze të përzgjedhjes, këshilli drejtues fton mediat e interesuara për monitorimin e këtij procesi që të dërgojnë të përzgjedhurit si monitorues, deri në ditën e hënë, datë 21/11/2022, në orën 9:00. Për monitoruesit e përzgjedhur nga ana juaj, ju lutemi që për nevoja të evidentimit, të na dërgoni emrin dhe mbiemrin e tij/saj, e-mail adresën dhe numrin kontaktues”, thuhet në njoftim.