“Sotë, vitë, gjdo”- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan ‘e sakaton’ gjuhën shqipe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Sotë, vitë, gjdo”- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan ‘e sakaton’ gjuhën shqipe

    Insajderi
    02 January 2024 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Gjilanit, Bajram Isufi në tentativë për t’i treguar qytetarëve sukseset e këtij sektori ka bërë një mal me gabime.

    Në postimin e tij kushtuar punës një vjeçare në këtë drejtori ai ka bërë disa lëshime drejtshkrimore.

    “Sotë, vitë, bashkpunimi, qytetar, gjdo, vazhdojm”, janë disa nga fjalët e shkruara gabimisht në postimin e drejtorit të Bujqësisë në Gjilan.

    Postimi i plotë:

    Të nderuar qytetar e fermer,faleminderit për besimi tuaj ndaj Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

    Sotë përfunduam një vit të suksesshëm me projektet e planifikuara dhe të realizuara në Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë.Në bashkpunim me zyrtarët dhe stafin kemi qenë të përkushtuar,kemi shënuar arritje të shumta dhe kemi ndarë momente të mira pune e suksese edhe pse me shumë sfida.

    Kjo është një dëshmi e bashkpunimit,sinqeritetit dhe punës së pa lodhur të zyrtarëve dhe të stafit tē drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë me fermerët.

    Faleminderit për përkrahjen dhe përkushtimin e kryetarit të Komunës Alban Hyseni dhe stafit të tij për Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë gjatë këtyre dy viteve në qeverisë.

    Për një vitë të ri 2024 plotë me suksese,inovacione dhe bashkpunim të vazhdueshëm.

    Qytetar e fermer të vyeshëm ju urojmë gjdo të mirë në realizimin e projekteve tuaj.Vazhdojm së bashku.Urime 2024

    Me respekt Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Ing.B.Isufi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark