Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka fajësuar Qeverinë Kurti për mos-reagim lidhur me djegien e flamurit të Kosovës në Zveçan.
Tahiri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se ky veprim ndodhi nën vëzhgimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Sovran me fjale, vezhgues ne sovranitetin e sigurise – djegja e flamurit te Kosoves ne veri kaloi me vezhgim te qeverise”, ka shkruar ajo.
Gjatë së shtunës në Zveçan është djegur një flamur i Kosovës. Për këtë veprim ka reaguar edhe KFOR-i. /Insajderi.org/