Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole, e bën një gafë, kërkon falje menjëherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu duke kërkuar një skandal me simbole, e bën një gafë, kërkon falje menjëherë

    Insajderi
    17 May 2022 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Nexhmedin Spahiu e ka ngatërruar udheheqesin e zyrës së sekretarit për bashkepunim në Shqiperi me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka publikuar një fotografi me një zyrtar në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa Nexhmedin Spahiu ka nxituar t’i kapet për flamurin kuq e zi në sfond.

    “Ministër a paske takuar ndonjë kryetar komune të Shqipërisë a? Çfarë është ky disrespekt I ligjit për simbolet? Nëse nuk mundesh me I deturu kryetarët e komunave me e respektu ligjin, më e pakta që mundesh me ba është të mos fotografohesh me ta”, i shkroi Spahiu.

    Krasniqi replikoi duke i treguar se në foto nuk është ndonjë kryetar komune në Kosovë.

    “I nderuar Nexhmedin, kjo foto është bërë në një zyre në Kryeministrin e Shqipërisë me udhëheqësin e zyrës së sekretariatit të bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri”.

    “Elbert Krasniqi kërkoj falje. Mendova se ishte Shpejtim Bulliqi”, ia ktheu Spahiu.

    Nexhmedin Spahiu është shumë i vëmendshëm në respektimin e ligjit për simbole nga ana e pushtetarëve të rinj. Ai thekson vazhdimisht se në zyrat e institucioneve të vendit duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës.


    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark