Vendimi se Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkorganizatorët e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027, nuk është pritur mirë as nga politologu, Nexhmedin Spahiu, shkruan Insajderi.
Spahiu është shprehur se ky bashkëpunim, duhet t’ua çel sytë disa ‘budallenjve në Kosovë’ qe ende e përkrahin Shqipërinë para Kosovës.
Ai ka kritikuar ashpër kosovarët që bëjnë tifo për Shqipërinë.
Sipas tij kur bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, ata mund të bëjnë edhe për Serbinë.
“Kur bëjnë tifo për Shqipërinë, bëjnë edhe për Serbinë”, tha ai në Kanal10.