Spahiu: Do të duartrokas për përfaqësuesen shqiptare të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu: Do të duartrokas për përfaqësuesen shqiptare të Kosovës

    Insajderi
    30 September 2016 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreshnik Spahiu, kryetar i Aleanca Kuq e Zi, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në stadium për të mbështetur, sipas tij, përfaqësuesen kosovare dhe nuk pranoj ta quajë atë “kombëtare”.

     

    I intervistuar në televizionin Rrokum nga gazetari Fidan Jupolli, Spahiu pranoi një biletë të ndeshjes Kosovë-Kroaci.

    “I uroj fitore përfaqësueses se Kosovës, por jo kombëtares se Kosovës”, tha ai, duke e pranuar ftesën e Jupollit.

    “Unë kam ba përpjekje reale që me qenë vetëm një kombëtare e shqiptarëve dhe një Superligë e futbollit”, tha ai, ndërsa ka treguar se ka marre kërcënime me jetë nga persona nga Prishtina për ketë.

    Ai thotë se ka bërë kërkesë ne Shqipëri për referendum për bashkim me Kosovën, mirëpo të nesërmen asnjë medium nuk ka shkruar për ketë, ndërsa disa vende te rajonit po.

    Nëse ndodhe sot një referendum në Shqipëri për bashkim me Kosovën, nuk ka asnjë garanci se mund të kalojë, thotë Spahiu në vazhdim.

    “Dy qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë janë kundër bashkimit”, mendon Spahiu.

    Spahiu në vazhdim ka zbuluar një moment, kur 5 ministra te Shqipërisë nuk e dinin saktë se ku është Kosova. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark