SPAK nis hetim pasuror për Veliajn dhe familjarëve të tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SPAK nis hetim pasuror për Veliajn dhe familjarëve të tij

    Insajderi
    21 May 2024 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i SPAK, Ols Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e Erion Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, vellait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.

    Në kërkesën e SPAK për bankat, kërkohet që të vendoset në dispozicion çdo informacion që lidhet me veprimet bankare dhe transaksionet financiare të kryera brenda dhe jashtë vendit për personat e cituar më lart.

    Gjithashtu SPAK ka kërkuar informacion edhe nëse këta persona kanë marrë kredi.

    Në 30 prill, kryebashkiaku Erion Veliaj dëshmoi në SPAK për 8 orë me radhë për dosjen e inceneratorëve.

    Kryebashkiaku deklaroi para gazetarëve se kishte shkuar si ‘bashkëpunëtor’, pasi kishte kohë që e kishte kërkuar vetë një takim.

    Duke i quajtur hetuesit e SPAK si “dy kolegë hetues profesionistë dhe të disiplinuar”, Erion Veliaj tha ndër të tjera se kishte patur një ezaurim total të çështjes së incineratorëve.

    “Falenderoj kolegët e SPAK, një institucion që unë nuk kisha pas të bëja më parë. Pas këtij takimi më ka krijuar bindjen që është bërë një investim persë mbari në Shqipëri. Isha me dy kolegë hetues, profesionistë dhe unë them që ne duhet ti forcojmë institucionet. Isha këtu si bashkëpunëtor”, tha Veliaj. /BW/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    01 February 2025
    Lajme
    01 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark