×
  • Lajme
  • Lajme

    SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë: Akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasurie

    Insajderi
    05 July 2024 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

    SPAK bën me dije se Beqaj akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC, ka ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve të Bashkimit Evropian, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas organit të akuzës, Ilir Beqaj në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, vartësin e tij, të cilin e emëroi si koordinator të zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, ka kryer gjatë periudhës 2022-2023 të paktën tetë raste të abuzimit të tenderave.

    Prokuroria e Posaçme informon se tenderat janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, duke u paracaktuar nga drejtuesi i SASPAC, Ilir Beqaj.

    Në një nga rastet Beqaj akuzohet se ka prokuruar një konferencë mbi Turizimin për shumën 125 mijë euro, konferenc ëe cila ishte prokuruar dhe nga Ministria e Mjedisit shumë herë më lirë.

    Beqaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe fshehje pasurie.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark