Spanja dërgon trofeun në shtëpi, festa nis që në aeroport - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Spanja dërgon trofeun në shtëpi, festa nis që në aeroport

    Insajderi
    15 July 2024 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    PasI arritën të siguronin një fitore historike në Gjermani, kombëtarja spanjolle ka dërguar në shtëpi trofeun.

    Lojtarët e “La Roja” u kthyen në tokën vendase të hënën pasdite, më pak se 24 orë pasi mposhtën Anglinë në finalen e Euro 2024.

    Ndalesa e parë ishte në aeroportin Adolfo Suarez Madrid–Barajas ku kapiteni i ekipit Alvaro Morata dhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit Pedro Rocha u fotografuan te dera e avionit duke ngritur trofeun.

    E gjithë skuadra më pas pozoi për një foto pranë avionit, ku nuk mund të mungonte dhe kupa.

    Pas largimit nga aeroporti, ekipi shkoi për të takuar kryeministrin e Spanjës, dhe më pas festa vijoi me një paradë publike në qendër të Madrid.

    Spanja ishte kampione e denjë pasi fitoi të shtatë ndeshjet e saj në Euro 2024, duke përfshirë një fitore 2-1 ndaj Gjermanisë pritëse në kohën shtesë.

    “La Roja” u bë skuadra e parë që fitoi katër kampionate evropiane.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark