×
  • Sport
  • Euro 2024

    Spanja i çon në shtëpi “Gjelat”, finalistja e parë në ‘Euro 2024’

    Insajderi
    09 July 2024 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal u bë fytyra tragjike e francezëve në pjesën e parë, i cili përmbysi shpejt rezultatin që po i gëzonte Francën.

    Spanja zyrtarisht është bërë finalistja e parë e ‘Euro 2024’, e cila pret në finalen fituesin e ndeshjes Angli-Holandë.

    Finalja pritet të luhet më 14 korrik në Olympiastadion në Berlin të Gjermanisë.

    Spanja triumfoi me golin e Dani Olmo, i cili shënoi vetëm katër minuta pas Yamal.

    Yamal u bë lojtari më i ri në histori të ‘Euro 2024’ që shënon gol në kompeticionin evropian.

    Kjo është hera e katërt që Spanja arrin fazën e finales, ku dy nga to i ka të fituara. (2008, 2012). /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark