Spanja miraton vendimin, ul orët e punës në javë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Spanja miraton vendimin, ul orët e punës në javë

    Insajderi
    07 February 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat spanjollë kanë miratuar uljen e javës së punës nga 40 orë në 37.5 orë pa ulje pagash, pas një marrëveshjeje me sindikatat, por pa mbështetjen e shoqatave më të mëdha të punëdhënësve.

    Më 5 shkurt, Këshilli i Ministrave miratoi një projektligj që dy sindikatat më të mëdha (CCOO dhe UGT) e cilësuan si një masë historike që mund të përfitojnë potencialisht 12 milionë punëtorë.

    Ministrja e Punës Yolanda Diaz tha se ishte një ditë historike dhe se ishte reduktimi i parë i orarit të punës në 40 vitet e fundit.

    “Nuk është thjesht një variabël tjetër ekonomik, por një projekt për vendin dhe një masë për të modernizuar Spanjën,” tha Díaz, kreu i aleancës së krahut të majtë Sumar.

    Nga ana tjetër, shoqata më e madhe e punëdhënësve CEOE hodhi poshtë projektligjin dhe bëri thirrje për një reduktim gradual të orarit të punës dhe negociata kolektive. Ata besojnë se masa do të godasë më shumë bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit, raporton Euractiv me qendër në Bruksel.

    Qeveria e Pedro Sánchez pretendon se përfitimet më të mëdha do të jenë për punëtorët që nuk mbulohen nga marrëveshjet kolektive, gjë që është më e përhapura në sektorët e tregtisë, shërbimeve dhe mikpritjes.

    Projektligji duhet të miratohet nga parlamenti, ku qeveria e Sanchez do të duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme, gjë që nuk është detyrë e lehtë. Ligji mund të jetë para deputetëve në fund të shkurtit ose në fillim të marsit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    07 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark