Spanja i premton Serbisë: Nuk e njohim Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spanja i premton Serbisë: Nuk e njohim Kosovën

    Insajderi
    25 May 2016 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Garcia Margalo, ka thënë se Spanja mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe se kurrë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovë.

    Pas një takimi me homologun e tij, ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiq, Margalo ai ka thënë se këtë vit bëhen 100 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dyja vendeve, dhe kjo është një nga shtyllat kryesore të mbështetjes spanjolle për integritetin territorial të Serbisë, shkruan Tanjug.

    Duke vënë në dukje se Spanja e mbështetë Serbinë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Margalo ka thënë se Serbia duhet të përmirësohet ende në fushën e ekonomisë, njofton Klan-Kosova.

    Spanja e ka theksuar edhe më parë se nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark