Francezi 27-vjeçar Antoine Denive, u arrestua krahas dy personave nga Serbia dhe Mali i Zi më 12 prill afër qytetit të Malagas, në jugun e Spanjës. Ai u akuzua për trafikim të armëve.
Denive do të dërgohet në një gjykatë penale në Lille brenda 10 ditëve për t’u përballur me akuzat se i përket një organizate kriminale dhe për trafikim ilegal të armëve, municionit dhe eksplozivëve.
Militanti i ISIS-it Amedy Coulibaly vrau një police në një periferi të Parisit më 8 janar 2015, para se të sulmonte një supermarket hebre të nesërmen ku vrau katër persona. Ai u qëllua për vdekje nga policia në vend.
Sulmi në supermarketin “Hyper Cacher” erdhi dy ditë pasi militant të tjerë të ISIS-it vranë 12 persona në zyrat e gazetës satirike Charlie Hebdo në Paris.
Denive u largua nga Franca disa javë pasi njeriu që ai e furnizoi me armë, Coulibaly, vrau të paktën 5 persona në Paris. Ai ndërtoi një bazë të re në Malaga të Spanjës, ku vazhdoi të punonte ilegalisht duke përdorur identifikim të rrejshëm. /Insajderi.com