Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore në finalen e madhe të Euro 2024.
Spanja është shpallur kampion, pasi mposhti 2:1 Kombëtaren e Anglisë, shkruan Indeksonline
Tri golat në këtë takim u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Nico Williams në minutën e 47’të.
Goli i barazimit nga “Tre Luanët” u shënua në minutën e 73’të me anë të Cole Palmerit.
Kurse goli i epërsisë erdhi në minutën e 86’të. Ishte zëvendësuesi, Oyarzabal i cili shënoi gol pas një super asisti nga Cucurrella.
Anglia shkon në shpi pa trofe, kurse në Madrid do të ketë festë të madhe sonte.