Spanja zgjedh shef të ushtrisë ushtarakun që shërbeu në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Spanja zgjedh shef të ushtrisë ushtarakun që shërbeu në Kosovë

    Insajderi
    01 April 2017 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lejtnanti spanjoll Francisco Javier Varela është zgjedhur të enjten shef i ri i Ushtrisë së Spanjës, pas një aprovimi të Këshillit të Ministrave të Spanjës.

    Varela ishte në mesin e tre udhëheqësve që ministrja e Mbrojtjes së Spanjës Maria Dolores i kishte propozuar Këshillit të Ministrave.

    Gjenerali spanjoll më parë kishte shërbyer si ushtar në Kosovë gjatë vitit 1999 në kuadër të NATO-s, raporton gazeta e njohur spanjolle El Pais.

    Francisco Javier Varela kishte shërbyer edhe në Afganistan në vitin 2008.

    Spanja është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark