Një protestë është paralajmëruar të mbahet sot para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo protestë do të mbahet sot duke filluar në orën 9:00 dhe është thirrur nga nga specialistët e papunë me kërkesën e vetme, punësimin.
“Këto ditë pritet të bëhet rishikimi i buxhetit te Kosovës prandaj do ta shfrytëzojmë protestën për të bërë presion që të ndahet buxhet për punësimin tonë”, shkruan në njoftimin e dërguar nga Arben Ademi, përfaqësues i specialistëve të papunë, raporton lajmi.net.
Në këtë njoftim ai deklaron se të gjithë ata kanë më shumë se 10 vjet shkollim universitar dhe se ky vend e ky popull ka investuar kaq shume në ta, por tani atyre po u mohohet e drejta për t`i shërbyer këtij vendi.
“Shumica nga ne janë me nga 1 deri 3 vjet që jemi të papune”, ka shtuar Ademi.